Rreth ALBARENT - Nga krijimi deri sot

ALBARENT u krijua në tetor 2009. Ideja lindi nga kërkesa e tregut shqiptar për një shërbim cilësor në fushat e automjeteve me qira, shërbimeve me shofer, qirasë afatgjatë operacionale, shërbimeve të dedikuara për evente, delegacione e shoqërime si edhe një shporte plotësuese shërbimesh transporti e turizmi që mungonin në treg.

Zhvillimet pozitive të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, anëtarësimi në NATO si edhe heqja e vizave për vendet e BE, dhe më gjerë, sollën një erë të re edhe për lëvizjen turistike brenda dhe jashtë vendit si edhe një kërkesë më të lartë për standarde në treg. ALBARENT e përqafoi edhe këtë sfidë.

Së fundmi ALBARENT investon me Flotë Automjetesh HIBRIDE, ALBA-ECO-RENT, me disa automjete me emisione shumë të ulëta, konsum të ulët, me kombinim motor+elektromotor me bateri ose motor i ndihmuar nga elektromotor, ose sisteme të tjera hibride.

ALBARENT mendon për ambientin dhe investon në teknologjitë e së ardhmes!

Për një kohë fare të shkurtër ALBARENT është kthyer në një nga pikat më të rëndësishme të referimit për shumëllojshmërinë e produkteve dhe shërbimeve që ofron, për cilësinë dhe gamën e automjeteve operative të Flotës Rent A Car dhe asaj VIP-LOUNGE ashtu sikurse për risitë që sjell për tregun Flota e Minibusave dhe e automjeteve të transportit turistik dhe të pasagjerëve.

ALBARENT operon sot me mbi 130 automjete të kategorive të ndryshme, të gjitha operative.

ALBARENT administron Terminalin e Shërbimeve pranë Qendrës së Kolaudimit (SGS Albania) në Prezë, sip. 6000 m2 ku përfshihen një Servis i Përgjithshëm, Lavazh Special, Bar-Restorant Fast Food, një Bankë, Zyra e Taksave të Automjeteve, Zyra e Sigurimeve të Automjeteve, Zyra e ALBARENT, Dyqan Pjesë Këmbimi, Parkim nëntokësor dhe Zyra të ndryshme.

ALBARENT operon në partneritet ekskluziv me PORSCHE ALBANIA, importuesi dhe shitësi i numrit më të madh të automjeteve të markave Porsche, Audi, Volkswagen, Seat, Skoda për tregun shqiptar.

Një partner tjetër kryesor i yni është ALBA-TRANS, kompania lider e transportit të udhtarëve me linja të rregullta urbane dhe me linja ndërkombëtare.

Aleatë të tjerë të ALBARENT janë Raiffeisen Leasing, degë e Raiffeisen Bank - grupi financiar më i madh në treg si edhe Interalbanian, kompani prestigjioze sigurimesh.