Rreth ALBARENT - Nga krijimi, tetor 2009, deri sot


Shqipëria festoi 100 vjetorin e Pavarësisë, 1912 - 2012, 100 vjet shtet shqiptar. ALBARENT u themelua në tetor 2009. Ideja lindi nga kërkesa e tregut shqiptar për një shërbim cilësor në fushat e automjeteve me qira, shërbimeve me shofer, qirasë afatgjatë operacionale, shërbimeve të dedikuara për evente, delegacione e shoqërime si edhe një shporte plotësuese shërbimesh transporti e turizmi që mungonin në treg.

Zhvillimet pozitive të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, anëtarësimi në NATO si edhe heqja e vizave për vendet e BE, dhe më gjerë, sollën një erë të re edhe për lëvizjen turistike brenda dhe jashtë vendit si edhe një kërkesë më të lartë për standarde në treg. ALBARENT e përqafoi edhe këtë sfidë.

 Së fundmi ALBARENT investon me Flotë Automjetesh HIBRIDE, ALBA-ECO-RENT, me disa automjete me emisione shumë të ulëta, konsum të ulët, me kombinim motor+elektromotor me bateri ose motor i ndihmuar nga elektromotor, ose sisteme të tjera hibride. ALBARENT mendon për ambientin dhe investon sot me teknologjitë e së ardhmes!

Për një kohë fare të shkurtër ALBARENT është kthyer në një nga pikat më të rëndësishme të referimit për shumëllojshmërinë e produkteve dhe shërbimeve që ofron, për cilësinë dhe gamën e automjeteve operative të Flotës Rent A Car dhe asaj VIP-LOUNGE ashtu sikurse për risitë që sjell për tregun Flota e Minibusave dhe e automjeteve të transportit turistik dhe të pasagjerëve.


ALBARENT TOURS është struktura më e re e krijuar pranë ALBARENT për një shërbim efikas dhe me çmime të arsyeshme në fushën e turizmit, transportit turistik, turizmit kulturor dhe natyror si edhe për rezervime biletash, bileta për çdo destinacion brenda e jashtë vendit dhe organizime udhëtimesh, pushimesh e eksplorime turistike.

ALBARENT operon sot me mbi 300 automjete të kategorive të ndryshme, të gjitha operative.

Disa prej Aleatëve të ALBARENT janë Raiffeisen Leasing, degë e Raiffeisen Bank - grupi financiar më i madh në treg si edhe Interalbanian, kompani prestigjioze sigurimesh.