KUSHTET E SHËRBIMIT - TË DREJTAT DHE DETYRIMET E QIRAMARRJES

KUSHTET E SHËRBIMIT TË ALBARENT:
Vendet ku mund të udhëtoni me automjetet e ALBARENT pa nevojën e një vize hyrjeje:

Grupi 1. Bosnjë-Hercegovinë, Hait, Kili, Kosova, Malajzi, Maqedonia, Sri Lanka, Turqia, Ekuador, Izrael, Kore e Jugut, Kroaci, Mali i Zi, Singapor, Trinidad Tobago (këto vende vizitohen edhe me pasaportë jo-biometrike). Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtime me automjet në listën e shteteve Grupi 1: 1) Pasaportë të vlefshme për drejtuesin dhe çdo pasagjer. 2) Dokumentacioni i nevojshëm i automjetit, leje ndërkombëtare qarkullimi (e ofron ALBARENT), leje ndërkombëtare për drejtimin e automjetit dhe kartonin e gjelbër të sigurimit ndërkombëtar të makinës (e blen vetë klienti i ALBARENT).

Grupi 2. Austri, Bullgari, Estoni, Francë, Gjermani, Hungari, Itali, Lituani, Maltë, Poloni, Qipro, Republika Çeke, Slloveni, Suedi, Belgjikë, Danimarkë, Finlandë, Greqi, Holandë, Islandë, Letoni, Luksemburg, Norvegji, Portugali, Rumani, Sllovaki, Spanjë, Zvicër (vizitohen vetëm me pasaportë biometrike). Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtime me automjet në listën e shteteve Grupi 2: 1) Pasaportë biometrike për drejtuesin dhe çdo pasagjer. 2) Rezervimi i hotelit ose adresa e saktë e pritësit. 3) Bileta e kthimit, nëse udhëtohet me mjete detare. 4) Dokumentacioni i nevojshëm i automjetit, leje ndërkombëtare qarkullimi (e ofron ALBARENT), leje ndërkombëtare për drejtimin e automjetit dhe kartonin e gjelbër të sigurimit ndërkombëtar të makinës (e blen vetë klienti i ALBARENT). 5) Siguracionin shëndetësor, që përfshin periudhën e qëndrimit për drejtuesin dhe çdo pasagjer (e blejnë vetë drejtuesi dhe pasagjerët).

KUJDES: Në të gjitha vendet që nuk janë pjesë e shteteve të Grupit 1 dhe 2 mund të udhëtoni me automjetet e ALBARENT vetëm nëse drejtuesi (kontraktuesi - qiramarrësi i automjetit) dhe pasagjerët e tij posedojnë vizat e shteteve përkatëse!

Rezervimi i automjetit: Në rast disponibiliteti, automjeti mund të merret me qira edhe pa rezervim paraprak. Rezervimi paraprak mund të kryhet:

  1. 1. On-line nëpërmjet aplikimit direkt në faqen web të ALBARENT, www.albarent.al. Në këtë rast aplikuesi do të njoftohet nga operatorët e ALBARENT për ofertën ekonomike si edhe disponibilitetin e automjeteve.
  2. 2. Me telefon, celular ose faks si edhe direkt në zyrat tona në komunikim të drejtpërdrejtë.
  3. Automjeti që merret me qira quhet i rezervuar vetëm kur të paktën 20 % e çmimit të qirasë paguhet paradhënie. ALBARENT kthen shumën e plotë të rezervimit kur njoftohet të paktën 15 ditë përpara për anulimin e rezervimit. Pas këtij afati paradhënia arkëtohet nga ALBARENT. Pranohen paradhëniet për rezervime me çdo formë pagese.

Në rastet e pagesave me kartë krediti ALBARENT përgjigjet ligjërisht për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të kartës, dhe kryerjen e rregullt të veprimeve bankare, konform kontratës së qirasë.
Çmimet: Çmimi i qirasë është ditor për qira afatshkurtra dhe mujor për qira afatgjata. Çmimi është i ndryshueshëm dhe i negociueshëm në vartësi të:

  1.     Kategorisë së automjetit. (Kategoria Ekonomike, Kategoria Premium, Kategoria 4X4, Kategoria 4X4 Luksoze, Kategoria Luksoze si edhe dhe Kategoria Van/Minivan/Minibus/Autobus.
  2.     Kohëzgjatjes së qirasë. Çmimi ulet në përputhje me zgjatjen në kohë të qiramarrjes.
  3.     Itinerarit. Për distanca të gjata apo rrugë të vështira, aplikohen çmime më të larta.
  4.     Qiramarrësit. Për qiramarrësit e “Listës së Bardhë”1, çmimet janë të moderuara.
  5.     Sezonit. Gjatë sezonit të lartë (15 maj -15 shtator, 15 dhjetor – 15 janar) çmimet janë +15% më të larta.
  6. Ofertave. Në raste periudhash ose festash fetare si Pashkët, Krishtlindje, Ramazan, ose gjatë Festave Kombëtare dhe Vitit të Ri mund të aplikohen oferta me çmime të veçanta.

Sigurimi i Automjetit: Në çmimin e qirasë ditore përfshihet edhe siguracioni i detyruar TPL si edhe ai FULL KASKO (CDW + TP) që mbulon nga 70% deri në 90% të vlerës së dëmeve. Vlera e dëmeve që nuk mbulohet nga policat e sigurimit paguhet e plotë nga qiramarrësi. 
Depozita e Garancisë: ALBARENT praktikon edhe depozitën e sigurisë për tu përdorur, në rast konstatimi kundravajtjeje, ose dëmtimi të automjetit apo pajisjeve, gjatë periudhës së kontraktuar, për mbulimin e plotë apo të pjesshëm të kostos së riparimeve apo ndërrimeve të nevojshme. Në mungesë të kundravajtjeve apo dëmtimeve, depozita e sigurisë i kthehet Qiramarrësit e plotë. Shuma e depozitës varet nga vlera e vetë automjetit dhe nga CV-ja e qiramarrësit në raport me ALBARENT-in.
KUJDES! Siguracioni FULL KASKO nuk mbulon:

  1.     Dëmtimin e gomave, (grirje, djegie nga xhirimi në vend i gomave ose nisje me rrëshqitje apo frenime me frena dore), disqeve të rrotave (shtypje, goditje, gërvishtje, humbje pipthi e kapaku pipthi, dëmtimin ose humbjen e tasave mbulues të rrotave dhe dëmtimin nga pakujdesia të shasisë.
  2.     Dëmtimin e motorrit apo të pompës së naftës ose benzinës, si rezultat i karburantit të keq.
  3.     Diegien e borisë.
  4.     Dëmtimet në grupin e freksionit (manual apo automatik), pomp freksioni, disk, specidisk, kushinetë freksioni.
  5.     Dëmtimet e kryera nga shoferat nën efektin e alkolit apo të drogave të ndryshme.
  6.     Dëmtimet në brendësinë e kabinës së automjetit.
  7.     Dëmtimet e kryera në kabinën e automjetit sepse konsiderohen të qëllimshme ose nga pakujdesia e qiramarrësit.
  8.     Dëmtimet e shkaktuara përmes shpërthimeve, zjarrvënies, eksploziveve, apo nga djegia e tapicerisë së brendshme të makinës.
  9.     Dëmtimet e shkaktuara nga përdorues të paautorizuar me shkrim nga ALBARENT-i për të përdorur automjetin.
  10.     Humbjen e çelësave apo dokumentave origjinale të automjetit.
  11.     Humbjen e çdo sendi me vlerë në kabinën e automjetit.

Pagesa: Çmimi i qirasë paguhet paraprakisht. Pagesat mund të kryhen me para në dorë në arkë, me kartë krediti, në llogaritë bankare të ALBARENT, në EURO, LEK ose me monedha të tjera të konvertueshme (kursi i ditës i ALBARENT-it).
Përgjegjësitë  e Qiramarrësit: Legjislacioni shqiptar ngarkon Qiramarrësin me përgjigjësinë ligjore që automjeti i marrë me qira të mos përdoret për transport udhëtarësh apo mallrash, të mos jepet me nënqira, të mos tërheqë automjete apo sende të tjera pa autorizimin e shkruar të Qiradhënësit, të mos përdoret për gara, të mos përdoret për qëllime të paligjshme, të mos përdoret në mënyrë të pakujdesshme, të mos drejtohet nga persona të tjera të pa autorizuar me shkrim nga Qiradhënësi, të mos ngarkojë automjetin me pasagjerë apo me sende jashtë kapacitetit mbajtës të tij.
Qiramarrësi është plotësisht përgjegjës për mallra që mund të gjenden apo të jenë lënë në automjet gjatë apo në përfundim të periudhës së qiramarrjes. Pasojat ligjore, që burojnë nga veprimet ose mosveprimet e kryera prej Qiramarrësit me ose pa automjetin e ALBARENT-it, gjatë periudhës së qiramarrjes, janë përgjegjësi ekskluzive, civile ose penale, e tij.
Në rast aksidenti, Qiramarrësi është i detyruar të mos lëvizë automjetin nga vendngjarja, të marrë shënim targën e automjetit tjetër nëse ai largohet, të njoftojë urgjentisht policinë dhe Qiradhënësin, të përshkruajë ndodhinë, e të plotësojë dokumentacionin (formularët standart) e nevojshëm.
Janë të aftë të marrin automjete të ALBARENT me qira drejtuesit e automjeteve me patentë dhe mosha:

  1.     Për automjete të kategorisë AUTOMJETE EKONOMIKE  – mbi 18 vjeç.
  2.     Për automjete të kategorisë AUTOMJETE PREMIUM   – mbi 20 vjeç dhe 2 vite përvojë.
  3.     Për automjete të kategorisë AUTOMJETE 4X4 - mbi 25 vjeç dhe 3 vite përvojë.
  4.     Për automjete të kategorisë AUTOMJETE 4X4 LUKSOZE dhe AUTOMJETE LUKSOZE  – mbi 30 vjeç dhe 5 vite përvojë.
  5.     Për automjete të kategorisë AUTOMJETE MINIVAN deri 8+1 vende - mbi 30 vjeç dhe 7 vite përvojë.
  6.     Për automjete të kategorisë AUTOMJETE MINIBUS mbi 8+1 vende – mbi 30 vjeç dhe Leje drejtimi përkatëse (C-D).

Ndalimet:

  1.     Drejtimi i automjetit nga persona nën 18 vjeç dhe mbi 70 vjeç.
  2.     Drejtimi i automjetit nga individë që kanë paaftësi fizike që mund të ndikojnë në drejtimin e automjetit.
  3.     Ngarja e automjetit nën efektin e substancave narkotike ose alkoolike, ose në gjendje jo të mirë fizike.
  4.     Pirja e duhanit brenda automjetit.
  5.     Drejtimi i automjetit nga persona të paautorizuar. Në raste të jashtëzakonshme, si sëmundje, trauma, fatkeqësi, Qiramarrësi detyrohet të njoftojë ALBARENT-in, dhe të veprojë sipas udhëzimeve të tij.
  6.     Dhënia e automjeteve me qira apo në përdorim personave të “Listës së Zezë”2.

Kundravajtjet dhe Gjobat:

  1.     Qiramarrësi zhdëmton vlerën e plotë të të gjitha dëmeve që nuk mbulohen nga policat e sigurimit si edhe që nuk mbulohen nga garancia e prodhuesit të automjetit (kur automjeti është ende nën garanci).
  2.     Qiramarrësi gjobitet me gjysmën e vlerës totale të qirasë nëse lejon drejtimin e automjetit nga persona të paautorizuar me shkrim nga qiradhënësi, dhe me vlerën e plotë të qirasë kur lejon drejtimin e pautorizuar nga persona të Listës së Zezë. Në këtë rast ai futet edhe vetë në Listën e Zezë.
  3.     Qiramarrësi shlyen vlerën e plotë të gjobave të vëna gjatë periudhës së kontraktuar nëse ai i deklaron apo i shlyen vetë ato, dhe trefishin e vlerës, në rast fshehje të tyre.
  4.     Qiramarrësi paguan 10 - 20 EURO gjobë për çdo orë vonesë, deri në vlerën e një dite të plotë qiramarrjeje të automjetit të sipërpërmendur. Në rastet e vonesave më shumë se 6 orë, pa lajmëruar qiradhënësin, qiramarrësi dhe automjeti shpallen në kërkim.
  5.     Qiramarrësi paguan 5 EURO gjobë nëse automjeti dorëzohet i papastruar brenda dhe jashtë.
  6.     Qiramarrësi paguan 1.3 EURO gjobë për çdo Litër karburant të dorëzuar më pak se ç’është marrë në dorëzim.
  7.     Qiramarrësi paguan 0.3 – 1 EURO gjobë për çdo kilometër mbi kufirin e përcaktuar në kontratë (sipas kategorive).
  8.     Qiramarrësi paguan 50 EURO gjobë nëse lejon dhe konstatohet duhanpirja në automjet.
  9.     Qiramarrësi paguan 40 EURO gjobë nëse nuk vërteton me fatura blerjen e karburantit vetëm tek pikat e shitjes së ALPET.
  10.     Qiramarrësi paguan 2 % të vlerës së çmimit të qirasë, kamatë, për çdo ditë vonesë të pagesës së dëshpërblimeve apo të gjobave të ndryshme. 
  11.     Qiramarrësi paguan 130 EURO gjobë nëse humbet çelësin e automjetit si edhe dëmshpërblen 100% të vlerës së instalimit të kodeve të reja, bravës, çelësit start, pulteve, që blehen dhe montohen nga shitës të autorizuar nga prodhuesi i automjetit.

Marrja  e automjetit në dorëzim nga Qiramarrësi:

Pas nënshkrimit të kontratës, në praninë e të dyja palëve, kryhet një kontroll i imtësishëm dhe hartohet një Proces Verbal për marrjen në dorëzim të automjetit nga Qiramarrësi, që nënshkruhet nga të dy palët, ku shënohen:

  1.     Të gjitha dëmtimet ekzistuese të automjetit
  2.     Inventari i mjeteve ndihmëse
  3.     Gjendja e furnizimit me karburant
  4.     Kilometrat e kryera

Qiramarrësi njihet me automjetin dhe karakteristikat teknike të tij. Qiramarrësi merr në dorëzim automjetin dhe dokumentat e detyrueshme të automjetit për qarkullim, si edhe një autorizim për përdorimin e automjetit (1 – 2 shoferë sipas kërkesës) brenda ose/dhe jashtë vendit. 
Kthimi i automjetit nga Qiramarrësi: Automjeti kthehet i larë, jashtë dhe brenda. Operatori ose përfaqësuesi i ALBARENT kontrollon imtësisht automjetin, nga jashtë, brenda, nga poshtë, në motorr, pjesët xhenerike, teknike e mekanike, çdo aksesor të automjetit, gomën rezervë, bagazhin, frenat, etj. Pasi operatori i autorizuar i ALBARENT konfirmon se automjeti është dorëzuar korrektësisht, Qiramarrësit i kthehet e plotë depozita e garancisë.

Kushtet bazë të kthimit:

  1.     Gomat të jenë në gjendje të rregullt dhe të pandryshuara (kodi i prodhimit i njëjtë me atë të regjistruar nga ALBARENT)
  2.     Automjeti kthehet në gjendjen e marrjes në dorëzim nga qiramarrësi, siç përshkruhet në Proces Verbalin e marrjes në dorëzim nga Qiramarrësi3.

Qira me Shofer të  Dedikuar: Ky shërbim përbën një qiramarrje të zakonshme automjeti, por me shofer. Qiraja mund të jetë ditore, me orë, ose me itinerar të përcaktuar.
Qira me Shofer mbi 1 ditë: Mbi çmimin e afishuar të qirasë  ditore të automjetit përkatës (shih çmimet tona), aplikohet për shoferin:

  1.     një tarifë prej 25 Euro/ditë, brenda 8 orëve
  2.     një tarifë prej 40 Euro/ditë, mbi 8 orë
  3.     një tarifë prej 65 Euro/ditë, kur edhe flihet jashtë Tiranës
  4.     një shtesë prej 20% mbi tarifat e mësipërme, për shofera me aftësi kumunikuese në gjuhë të huaja

Qira me itinerar: Në këtë rast, çmimi i qirasë përfshin, tarifën e shoferit dhe shpenzimet e karburantit.

  1.     Brenda Tiranës, 30 – 50% të çmimit të qirasë ditore (jo më shumë se 20 km, deri në 5 orë).
  2.     Deri në 45 km larg Tiranës, 40 – 60% të çmimit të qirasë ditore. (Rinas, Durrës, Krujë, etj, deri në 5 orë)
  3.     Deri në 100 km larg Tiranës, 50 – 70% të çmimit të qirasë ditore. (Shkodër, Fier, etj., deri në 5 orë)
  4.     Mbi 100 km larg Tiranës, 0.3 – 0.8 Euro/km, në varësi të kategorisë së automjetit (deri në 6 orë).

Dërgimi dhe marrja e automjetit në adresë: Për dërgimin dhe marrjen e automjetit të ALBARENT në adresën e kërkuar nga klienti ALBARENT zbaton tarifat e mëposhtme:

  1.     Brenda Tiranës, 5 – 10 Euro.
  2.     Deri në 45 km larg Tiranës, 15 – 20 Euro.
  3.     Deri në 100 km larg Tiranës, 30 Euro.
  4.     Mbi 100 km larg Tiranës, 0.3 Euro/km.

Shërbime dhe oferta të tjera:

  1.     Karrike speciale për fëmijët sipas moshave (vetëm me kërkesa): tarifa ditore - 3 EURO
  2.     Zinxhira për rastet e dëborës: tarifa ditore - 3 EURO
  3.     Navigatorë Portabël (TOM-TOM ose modele të tjera të përditësuara me hartat e Europës): tarifa ditore - 10 EURO
  4.     Aparat celular me kartë SIM me rimbushje: tarifa ditore - 5 EURO
  5.     Skara për transportim bagazhesh shtesë: tarifa ditore - 10 EURO

Furnizimi me karburant:

  1.     Automjeti merret në dorëzim dhe kthehet i mbushur plot me karburant.

Detyrime ligjore, Protokolle dhe Procedura:

  1.     ALBARENT mban një fotokopje të Pasaportës a Letër Njoftimit të Qiramarrësit si dhe një fotokopje të Lejes së Drejtimit të çdo shoferi tjetër të autorizuar.
  2.     Qiramarrësi është përgjegjësi i vetëm për të gjitha kundravajtjet e kryera dhe gjobat e marra për shkeljen e rregullave të qarkullimit, në territorin shqiptar ose atë të huaj, si edhe për çdo shkelje të kryer në kundërshtim me rregullat, ligjet, aktet normative të territoreve ku automjeti qarkullon.
  3.     ALBARENT shqyrton çdo fund dite zyrtare, në database të Policisë së Shtetit për territorin shqiptar, në database të Bashkimit Europian për territorin e vendeve të BE dhe vendeve të tjera në Evropë, për të konstatuar nëse ka gjoba ose masa administrative për automjetet e ALBARENT në përdorim të klientëve.
  4.     Në rastin e depozitave ose të dhënave të marra nga Karta e Kreditit (e kontrolluar nësë ka fuqi dhe vlerë monetare) që i mbahen klientit para marrjes së automjetit, ALBARENT mban direkt shumën përkatëse të dëmit, penalitetit, kamatave, çdo detyrim të pashlyer të klientit. Konfidencialiteti i të dhënave është plotësisht i garantuar.
  5.     Në rast aksidenti, pasi njofton Policinë, Qiramarrësi duhet të lajmërojë urgjentisht përfaqësuesit e ALBARENT, për t’i dhënë detajet e plota të ngjarjes.

Sendet personale dhe përgjegjësia: Në asnjë rrethanë Qiradhënësi nuk është përgjegjës për sende apo mallra që mund të gjenden apo të jenë lënë në automjet gjatë apo në përfundim të periudhës së qiramarrjes. Pasojat ligjore, që burojnë nga veprimet ose mosveprimet e kryera prej Qiramarrësit me ose pa automjetin e Qiradhënësit, gjatë periudhës së qiramarrjes, janë përgjegjësi ekskluzive, civile ose penale, e tij. 

Ruajtja e të dhënave personale të Qiramarrësit: Në momentin e formulimit të Marrveshjes së Qirasë Qiramarrësi informohet nga Qiradhënësi bazuar në ligjin shqiptar Nr. 9887 Dt. 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe në Kodin shqiptar të Procedurave Administrative se të dhënat e tij personale do të përdoren vetëm për zbatimin e kushteve të kësaj Marrëveshjeje Qiradhënie Automjeti (MQA), sipas ligjit dhe për këtë kerkohet edhe pëlqimi i tij i plotë. ALBARENT përgjigjet para autoriteteve shqiptare për zbatimin e ligjit përkatës.