NDERRIMI I VITEVE NE DUBROVNIK - KROACI - 30.12.2012 DERI 02.01.2013

Nderrimi i viteve me ALBARENT ne Dubrovnik, 30 Dhjetor 2012 - 02 Janar 2013, vetem per 219 Euro/Personi!

Dita 1: Nisja në oren 06:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë në Budva , dreke e lire. Vazhdimi i udhetimit per ne Hercegnovi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në qytetin e Dubrovnikut. Mbasdite e lirë. Darka në Hotel.

Dita 2: Mëngjesi në Hotel. Gjatë gjithë ditës të drejtuar nga shoqëruesit shqiptarë e kroatë do të vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Kohë e lirë për të bërë pazar ose pirë dicka në ndonjë bar në një nga rrugët më të populluara të Dubrovnikut Stradun. Mbasdite e lirë. Rreth orës 21.00 Darka Speciale e Vitit të Ri. Muzikë, gjallëri, kostume, e fishekzjarre të ndryshme do të qëndrojne me ju gjatë gjithë kësaj nate.

Dita 3: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës vizitohet pjesa komerciale e qytetit ku ndodhet dhe porti kryesor i Dubrovnikut, si dhe disa markata tregtare ku do të keni mundesi për të bërë shopping. Pastaj nisja për në Konavski Dvori ku sipas dëshirës drekohet në një nga restorantet më të mira të Dubrovnikut. Pas drekës shëtitje në Cavtat – një qytezë turistike ku do të njiheni me historinë e tij antike dhe bukurinë natyrore që të ofron. Darka në hotel.

Dita 4: Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00 nisja për në Shqipëri.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje dhe shëtitjet me autobuz.
2. Akomodim në hotel hotel Valamar Tirena 3* per 3 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset dhe darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Darka speciale e Vitit të Ri.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në muzeume.

NDERRIMI I VITEVE NE DUBROVNIK - KROACI - 30.12.2012 DERI 02.01.2013
NDERRIMI I VITEVE NE DUBROVNIK - KROACI - 30.12.2012 DERI 02.01.2013
NDERRIMI I VITEVE NE DUBROVNIK - KROACI - 30.12.2012 DERI 02.01.2013
NDERRIMI I VITEVE NE DUBROVNIK - KROACI - 30.12.2012 DERI 02.01.2013