AUTOBUZI TURISTIK - MAN LION'S COACH R07 50+1 Vende Euro4

Autobuzi Turistik MAN LION'S COACH R07, 50+1 vende, Euro 4 (mundeson hyrjen në të gjitha qendrat e kryeqyteteve evropiane ku nuk lejohen më autobuzat Euro 3!). Me këtë investim ALBARENT bëhet pjesë e elitës së kompanive të transportit turistik që ofrojnë autobuza Euro 4. Ky autobuz shumë komod dhe shumë i paisur hap dyert në shërbimin Tuaj! Eshtë model i vitit 2008, shumë i avancuar për tregun shqiptar dhe një nga autobuzat më të suksesshem në tregun evropian për karakteristikat teknike dhe komfortin në udhëtim. Ky autobuz ka lindur për t'i ofruar pasagjerit hapësirë, komfort në sedilje, bagazhe të bollshme, kushte higjenike dhe trajtim special në bord sikurse siguri në rrugë e në trafik. ALBARENT është e liçensuar për çdo lloj transporti pasagjerësh, automjetet tona posedojnë çdo dokumentacion të nevojshëm për çdo lloj udhëtimi brenda e jashtë Shqipërisë. Ky AUTOBUS, drejtohet nga shofere me pervoje, profesioniste, sipas kerkeses edhe anglisht/italisht apo greqisht foles, mund te kryeje çdo sherbim transporti brenda dhe jashte vendit, ne linje apo per turizem, dhe posedon cdo dokumentacion te nevojshem per qarkullim kombetar dhe nderkombetar. Ky automjet mbulohet me KASKO brenda dhe jashte vendit per cdo rast fatkeqesie apo aksidenti. Automjeti posedon karte anetaresimi special ne rrjetet europiane te automobilizmit per asistence rrugore te specializuar ne raste avarish. Automjeti eshte i siguruar edhe ne brendi si kabine me siguracion per te gjitha sediljet e pasagjereve si nje investim shtese nga ALBARENT per sigurine nga aksidentet per pasagjeret tane. ALBARENT është e hapur dhe e gatshme për çdo verifikim ose vizitë demonstrative nga ana Juaj.

Opcionet kryesore te MAN LION'S COACH R07 50+1: Motori Comon Rail (silencioz) monobllok dhe me emisione Euro4, reduktor shpejtësie elektrik automatik, sistem ndërrimi shpejtësie ZF manual, sistem amortizimi me ajër me ulje dhe ngritje sipas dëshirës dhe në ndalesa, sistemet e sigurise ABS, ESP, ACR, ECT, sedilje turistike me krahë dhe kurriz të lëvizshëm si edhe me hapje drejt mesit të autobuzit për komfort dhe me rrypa sigurimi në çdo sedilje me sinjalizim qendror, mbështetëse për këmbët, tavolinë pas çdo sediljeje, impiant komandimi për sistemin ftohës/ngrohës mbi çdo sedilje me ndriçim, buton volumi dhe sinjalizim shoferi për çdo pasagjer, sistem i përforcuar ngrohjeje automatike, sistem i përforcuar klimatizimi me ventilatorë shtesë dhe automatik, ndriçim me Led në kabinë, xhama dyfish me vakuum dhe me ngjyrim fotokromatik kundër diellit, perde mbrojtëse, korridor i ndriçuar emergjence, shkallët me ndriçim emergjence, thyese emergjence xhamash, kapak emergjence në tavan, WC funksionale dhe DUSH me ujë të ngrohtë e të ftohtë dhe me trajtim higjenik të mbetjeve, kosh mbeturinash, dhomë fjetjeje për 2 shoferat, 2 Frigorifera me kapacitet deri 100 shishe, Bar me lavaman me ujë të pijshëm dhe me ngrohje/ftohje me rubinet si edhe me kafetierë Filter-Kafe dhe sirtare për serviset, 2 TV Flat me ekran me LCD te lidhur me sistemin audio-video qendror me pult komandimi për DVD-CD-MP3-MP4 dhe USB, FREE WI-FI INTERNET ONBOARD, 2 mikrofona për ciceronin si edhe për shoferin, bagazhe të hapura në tavan, 2 dyer hidraulike dhe me ajër hyrje-daljeje me pult komandimi dhe hapje emergjence në rast zjarri ose aksidentesh, bagazhe të poshtme me 2 kanate dhe 3 kanate nga 2 krahët, sistem navigacioni All Europa dhe GPS, kamera mbrapa për ndihmë manovrimi, perde elektrike kundra diellit para, orë dhe termometër elektronik në kabinë, 3 fikëse emergjence zjarri, drita mjegulle, Pilot Automatik, timon hidraulik, sensor drite e shiu, frena elektrike, pjesa e përparme e përforcuar ndaj aksidenteve dhe me 2 airbag, gomë rezervë, etj.

Per rezervime: Mbushni formularin e mëposhtëm ose kontaktoni në: 0686046901 - 0686046902 - 0682042211 ose me e-mail: info@albarent.al - agencyalbarent@albarent.al

AUTOBUZI TURISTIK - MAN LION'S COACH R07 50+1 Vende Euro4
AUTOBUZI TURISTIK - MAN LION'S COACH R07 50+1 Vende Euro4
AUTOBUZI TURISTIK - MAN LION'S COACH R07 50+1 Vende Euro4
AUTOBUZI TURISTIK - MAN LION'S COACH R07 50+1 Vende Euro4
AUTOBUZI TURISTIK - MAN LION'S COACH R07 50+1 Vende Euro4
AUTOBUZI TURISTIK - MAN LION'S COACH R07 50+1 Vende Euro4
AUTOBUZI TURISTIK - MAN LION'S COACH R07 50+1 Vende Euro4
AUTOBUZI TURISTIK - MAN LION'S COACH R07 50+1 Vende Euro4
AUTOBUZI TURISTIK - MAN LION'S COACH R07 50+1 Vende Euro4
AUTOBUZI TURISTIK - MAN LION'S COACH R07 50+1 Vende Euro4

REZERVO MINIBUS nga 12+1 deri 20+1 vende ose AUTOBUS nga 45+1 deri 54+1 vende

Te dhenat
Data dhe vendi
Te dhenat e udhetimit