QIRA ME SHOFER - VETURA, 4X4, VAN, MINIBUS, AUTOBUS, VIP-LOUNGE

RROLLS ROYCE e VIP-LOUNGE per DASMAALBARENT sh.p.k. ofron gamën më të gjerë të automjeteve me qira për tregun shqiptar, edhe për shërbimet me shofer, në të gjitha kategoritë: Ekonomike, Premium, Hibride, Minivan & Van, Luksoze, 4X4, Luksoze 4X4, Minibus & Autobus si edhe Shërbimin Ekskluziv Vip Lounge me disa automjete Ekzotike & Koleksioni. Aktualisht Flota e ALBARENT numëron mbi 300 automjete operative. Një skuadër drejtuesish/shoferësh profesionistë kryen me përkushtim çdo shërbim, brenda e jashtë vendit. ALBARENT kryen shumë shërbime, pritje, delegacione qeveritare, zyrtare, evente, dhe është aktualisht kompania lider në tregun shqiptar për shërbimet me qira me shofer.

Llogaritja e çmimit për shërbime të ndryshme me shofer: Klienti zgjedh Kategorinë e automjetit me të cilin dëshëron të kryejë shërbimin. Albarent i shton çmimit të qirasë së automjetit (limit rreth 300 km/dita) impenjimin e shoferit, 25 Euro/dita si edhe vlerën e karburantit ne varesi te konsumit dhe kilometrave. Shembull: Tirane - Durres (deri ne 100 km, brenda ditës, Kategoria Ekonomike) = 40 Euro automjeti + 25 Euro shoferi + 15 Euro karburanti dhe taksat = 80 Euro TOTAL. Për shërbimet me natë qendrimi, ku duhet hotel për shoferin, dieta ekstra, km jashtë limitit ditor, punë jashtë orarit, ose shërbime jashtë shtetit ku nevoitet kartoni jeshil, si edhe për çdo ditë shtesë angazhimi të automjetit, aplikohen tarifa shtesë të cilat negociohen me Albarent.

KATEGORIA MINIVAN & MINIBUS: - Shërbim me shofer: 0.5 - 0.7 Euro/km në varësi të karakteristikave të shërbimit të kërkuar. Akomodimi i shoferit/ëve (mëngjesi & fjetja) dhe ushqimi për shoferin/ët mbulohet nga klienti. Distancat me pak kilometra kushtojnë shumë se sa distancat e mëdha. Shembull: Vlera e udhëtimit 300 km mund të jetë me 0.7 Euro/km. Ndërsa vlera e një udhëtimi 5000 km mund të jetë me 0.5 Euro/km. Natyrisht çdo gjë është e negociueshme me operatorët e Albarent dhe ka variacione që lidhen me karakteristikat e udhëtimit dhe ditëve të zgjatjes së shërbimit. Për shërbimet me natë qendrimi (dieta ekstra shoferi, km jashtë planit të udhëtimit, dhe çdo ditë shtesë angazhimi aplikohen tarifa shtesë.


KATEGORIA AUTOBUS: - Shërbim me shofer (udhëtimet e gjata me 2 shofera):  0.9 - 1.4 Euro/km në varësi të autobusave që variojnë nga vitet e prodhimit, vendet, komoditeti, aksesorët, numri i sediljeve. Akomodimi i shoferit (mëngjesi & fjetja) mbulohet nga klienti. Distancat me pak kilometra kushtojnë shumë se sa distancat e mëdha. Shembull: Vlera e udhëtimit 300 km mund të jetë me 1.4 Euro/km. Ndërsa vlera e një udhëtimi 5000 km mund të jetë me 0.9 Euro/km. Natyrisht çdo gjë është e negociueshme me operatorët e Albarent dhe ka variacion nga viti i prodhimit të autobuzit, opcionet e tij teknike si edhe karakteristikat e udhëtimit e ditëve të zgjatjes së shërbimit. Për shërbimet me natë qendrimi (dieta ekstra shoferi, km jashtë planit të udhëtimit, dhe çdo ditë shtesë aplikohen tarifa shtesë.

Për rastet kur shoferi duhet të komunikojë në gjuhë të huaja si p.sh.: anglisht, greqisht, italisht, pagesa për shoferin shtohet me 10 Euro/dita zyrtare e punës. ALBARENT mban në dispozicion një ekip shoferësh që posedojnë patenta drejtimi të kategorive profesioniste si edhe të paisur me viza shengen për mundësinë e të udhëtuarit jashtë shtetit. ALBARENT ofron mundësinë që shoferi të presë në një pikë të caktuar, sëbashku me automjetin, klientin që ka kontraktuar këtë shërbim. Poashtu, ALBARENT ofron mundësinë që shoferi të përcjellë në një destinacion të caktuar klientin me automjetin e ALBARENT. ALBARENT ofron shofera që kanë të deleguara të gjitha përgjegjësitë e mjaftueshme për lidhje kontrate, ndryshim kontrate, dhe përfaqësim të shërbimeve të agjencisë së ALBARENT, njësoj sikur klienti të komunikonte me personelin e ALBARENT në një nga zyrat e saj. ALBARENT ofron edhe shërbimin e eskortës me disa automjete sëbashku, për raste si ato të delegacioneve, pritjeve zyrtare, ceremonive të ndryshme protokollare, etj. Në këtë rast shoferët e ALBARENT kanë veshje speciale zyrtare, në një ngjyrë dhe me kapele të dedikuar. Këta shoferë kanë një trainim të veçantë për sjelljen dhe xhestikulacionin gjatë kryerjes së këtij shërbimi.