SELANIK CITY TOUR - Hoteli 4* (Mëngjesi + darka) + Transporti vetëm 120 Euro/Personi!

Festat e Marsit ne Selanik
120 Euro/Personi, 9-11 Mars 2012: Transporti me autobuz super-komod nga Flota Turistike e ALBARENT (fotot a autobuzit bashkangjitur)
Dita 1
, nisja nga Tirana ne oren 07.00. Pas nje udhetimi prej 3 oresh mberrijme ne qytetin e Pogradecit duke shijuar keshtu edhe liqenin e bukur te Pogradecit. Gjate rruges do te kemi ndalese per kafe dhe per te shijuar mengjesin. Rinisim udhetimin tone drejt qytetit te Korces dhe mberrijme ne piken kufitare te Kapshtices. Pas procedurave kufitare, i drejtohemi qytetit Kastoria (Kostur). Kastoria eshte e pozicionuar ne veri te Greqise, në bregun perëndimor të liqenit të Orestiada, një luginë të rrethuar me male gelqerore. Kastoria si nje qytet i lashte eshte i mirenjohur per shume kisha bizantine, ka nje arkitekturë e brendshme qe daton nga periudha otomane, gjithashtu ka te zhvilluar peshkimin (trofta) dhe perpunimin e Furs (veshjeve cilesore me lekura te kafsheve). Mundesi per dreken fakultative ne kete qytet. Vazhdojme udhetimin dhe mberrijme ne mbremje ne Selanik. Darka  dhe akomodimi ne hotel me 4 *.

Dita 2, mengjesi ne hotel dhe dalje, shetitje ne qendren e Selanikut dhe ne lungomare (shetitorja buze detit e Selanikut). Paraditja kalohet me shetitje ne kembe dhe shoping ne rruget e njohura per pazare te Selanikut. Selaniku eshte qyteti i dyte i Greqise per nga madhesia, ekonomia, tregtia dhe jeta politike. Vizitojme Kullen e Bardhe ne sheshin qendror te qytetit e ndertuar ne shekullin e XV, eshte nje monument dhe muze. Fillimisht e ndertuar nga osmanet per fortifikimin e qytetit, ajo u be nje burg famekeq dhe skena e ekzekutimeve masive gjate periudhes se sundimit osman. Eshte rimodeluar ne thelb pasi Greqia fitoi kontrollin e qytetit ne 1912 e adoptuar si simbol i qytetit. Me pas vizite ne Kishen e St. Sofia dhe Kishen Bizantine te St. Demetrios si dhe ne varrin e tij, e prej ketej ne Ancient Agora (pazari qendror i qytetit). Turi do te perfundoje ne Sheshin e Aristotelit duke shijuar bukurite e bregdetit dhe kohe ne dispozicion per dreken e cila eshte fakultative. Mbasdite e lire ne qytetin e Selanikut. Darka ne hotel.
(Opsion Extra Pagese nese grupi ose nje pjese e tij e preferon)
Darke e organizuar ne nje nga Tavernat lokale me Muzike Live ose Buzuk)
Dita 3, dalje nga qendra e qytetit te Selanikut dhe shetitje pergjate bregut, kalimi ne zonen e Kalamaria dhe ndalese ne Mediterranian Cosmos (qendra me e madhe tregtare e Selanikut ku ka dyqane dhe aktivitete te shumellojshme tregtare e rekreative). Ne ora 13:00 nisja per ne Tirane. Ndalesa tjeter do te jete ne kufirin e Kapshtices ku do te kryhen procedurat kufitare. Opsion per kafe ne Pogradec dhe me pas nisja drejt Tiranes.
Udhetimi do te kryhet i gjithi nga autostrada e re.

Perfshihet ne cmim:

-    Udhetimi vajtje-ardhje me autobus super-komod, kategoria A e transportit turistik nga ALBARENT (MAN LION'S COACH R07).
-    Akomodimi ne hotel me 4*.
-    Mengjeset dhe darkat per te gjitha ditet e qendrimit.
-    Siguracioni i shendetit.
-    Shoqerues shqiptar sipas programit.
Nuk perfshihet:
-    Hyrjet ne muze.
-    C’do gje qe nuk eshte e permendur me lart.

Per rezervime kontaktoni ALBARENT TOURS:

E-mail: agencyalbarent@albarent.al - Cel: 0682042211

Kalaja e Selanikut Naten
Gjiri i Selanikut Naten
Keshtjella e Bardhe e Selanikut
Autobuzi MAN LION'S COACH i ALBARENT
Autobuzi MAN LION'S COACH i ALBARENT 1